I ftuar në studion e emisionit “Të vaksinuarit” ambasadori Plator Nesturi u shpreh se të gjitha lëvizjet e PD-së janë të trysnuara nga foltorja e Berishës dhe janë prodhuar shumë shpejt. Ai theksoi se ende nuk ka një opozitë në parlament pasi nuk është e formësuar.

Po ashtu analisti Ben Andoni tha se ka ardhur koha e partive të vogla pasi PD dhe PS nuk e përfaqësojnë sic duhet elektoratin. Andoni ndër të tjera u shpreh se këto dy parti kryesore po prishin diskursin politik dhe nuk po bëhet asgjë për Shqipërinë momentale.

“Ju keni thënë për cështjen e opozitës, ende nuk ka një opozitë ne parlament. Shikoj që gjithcka është cfarë ndodh te PD dhe jo te opozita dhe lëvizja brenda saj me amendamentet e reja janë të trysnuara nga lëvizjet që prodhon foltorja dhe janë ambalazhuar me shumë shpejtësi.

Opozita në vetvete me aleatë të tjerë, ka një lloj ftohtësie lidhur me betejën mes dy palëve. Jo vetëm cështjeve ca diskutohet brenda por edhe për amendamenetet nuk është se ka pasur një qëndrim të caktuar, nuk është një lidhje e formësuar opozitare”-tha Nesturi.

“Sa i ëprket marrëveshjes duket që ka dicka, shumë gjëra pas 2017 kanë rrjedhur sipas logjikës së ngajrjeve që kanë influencuar dhe për mandatet e Ramës dhe mbijetesën e Bashës. po të shohësh nga citimet direkt ose indirekt Basha i ka shërbyer. Mendoj se ka ardhur koha e partive të vogla, kanë filluar të humbasin monopolet, PD dhe PS nuk e përfqësojnë elektoratin.
Mjafton të dëgjosh foltoren dhe mendoj se ka ardhur koha që elektorati të zbresë te partitë e vogla dhe parlamenti të fragmentarizohet.
Këto dy parti kryesore po prishin diskursin politik dhe nuk po bëjnë asgjë për Shqipërinë e Momentit.
Tema e Krujës duhet të ishte kryesore, një ujësjellës është nje objekt sigurie, nëse kjo ndodh në një vend turistik imagjino se cfarë ndodh me zonat periferike”-u shpreh Andoni.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re