Kryeministri Rama ka dalë sërish sot për të prezantuar zgjidhjet që ka marrë populli, nga platforma e bashkëqeverisjes. Tashmë rituali është i njohur për prezantime të tilla. Qytetarët parakalojnë në foltore, shpjegojnë hallin e tyre dhe zgjidhjen që kanë marrë, ndërsa Rama qëndron pranë tyre, me kokën lart dhe shumë krenar për shtetin që ka ndërtuar.

Njëri nga qytetarët, Rebani Likometaj, një biznesmen që merret me përpunimin e naftës, e falenderoi kryeministrin për zgjidhjen që mori, por u shpreh gjithashtu se platforma që ai ka ndërtuar është hallka e fundit që mbetet dhe se është detyrë e institucioneve të zgjidhin problemet, por në shumë raste këto institucione nuk funksionojnë.
Kjo pjesë e fundit e ligjërimit të biznesmenit, duket se nuk i pëlqeu mjaftueshëm kryeministrit, i cili replikoi menjëherë.

Biseda:

Biznesmeni: Jam i kënaqur dhe të kam falenderuar dhe të falenderoj.  Por, nuk duhet të funksionojë kështu, sepse kjo është hallka e fundit. Ato institucione për çfarë janë? Nuk funksionojnë!

Edi Rama: E kam dëgjuar këtë, që nuk duhet të funksionojë kështu, kjo do të thotë të kemi shtetin modern europian që nuk bëhet sa hap e mbyll sytë dhe aq më tepër ta rindërtosh nga gërrmadhat.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re