Google së fundmi ka përditësuar shumë nga aplikacionet e saj Android, me elemente dhe pamje të reja të dizajnit, dhe tani është koha që vetë Play Store të përditësohet me drejtime të ngjashme.

 

Informacionet bëjnë me dije se dizajni i ri po qarkullon tek publiku i gjerë me versionin 15.1.24 të Play Store.

 

Pasi të keni këtë version, nuk është e garantuar që pamja e re do të shfaqet menjëherë, por gjithçka që ju duhet të bëni është të pastroni kujtesën e Play Store, më pas ta detyroni aplikacionin të ndalojë funksionimin.

 

Herën tjetër që e hapni, pamja e re duhet të jetë e dukshme menjëherë.

 

Ndryshimet këtu janë të njëjta me ato që kemi parë në shumë aplikacione të tjera të Google në muajt e fundit. Navigimi, i përbërë më parë nga dy sektore në pjesën e sipërme, tani ka marrë një qasje më të ngjashme me aplikacionet YouTube ose Google Phone.