Jemi zyrtarisht në sezonin turistike të verës! Moti i ngrohtë dhe rrezet e diellit duhet të shijohen patjetër! E teksa është fundjavë, njerëzit kanë menduar se si të kalojnë kohën sa më bukur me familjarët apo me shoqërinë.

Disa kanë menduar të bëjnë një piknik brenda në qytet, të kalojnë një drekë me familjarët e tyre, e shumë të tjerë kanë zgjedhur plazhin.

E shumë qytetarë kanë zgjedhur që këtë të shtunë ta kalojnë në plazhet e jugut.  LSA ka publikuar disa fotografi shumë të bukura nga Radhima, e parë nga lart. Në këto imazhe shihen njerëzit teksa shijojnë rrezet e diellit, e të tjerë që kanë hyrë që të lahen në det.

E teksa jemi ende në periudhën e pandemisë Covid-19, sigurisht që njerëzit duhet që të bëjnë kujdes e të marrin masat e duhura edhe kur janë në plazh.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re