Temperaturat e larta te pazakonta per vjeshten kanë bërë që shume njerëz t’i kthehen detit pavarësisht se jemi ne fundin muajit tetor. Plazhi nuk është braktisur nga banorët e Vlorës, por as nga ata qe vijne nga qytetet e tjera per te kaluar fundjavën ne bregdet.

Të gjithë shfrytëzojnë qetësinë si dhe faktin se në këto ditë, as uji dhe as rëra nuk janë të ndotura sikurse gjatë verës.

Duket se bregdeti do te vijoje te kete pushues edhe ne ditet e fundit te muajit te tetor.

Sipas sherbimit meteorologjik te pakten edhe kete jave, te dielen temperaturat do te jene te larta duke arritur deri ne 28 grade ato maksimale e me qiell blu, cka favorizon serish plazhin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re