Fundjava ka rikthyer qytetarët drejt bregdetit, duke shfrytëzuar hapësirat e lira publike.

Familjarë dhe pensionistë në zonën e Vlorës thonë se plazhet publike nuk kanë kushte, ndaj dhe bashkia sipas tyre duhet të investojë më shumë në shërbimet e domosdoshme.

Por kur bëhet fjalë për pastërtinë pushuesit janë të gjithë në një mendje. Ata kërkojnë që vija bregdetare të pastrohet çdo ditë.

Edhe kjo fundjavë në bregdetin e Vlorës ka pritur qindra pushues vendas ,por edhe nga Kosova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re