Skip to content

Plazhi i Darzezës në Fier në mëshirë të fatit, neglizhenca po largon edhe ata pak pushues që e zgjedhin

Plazhi i Darzezës në Fier vijon të vuajë prej vitesh tashmë gangrenën e rrugëve të prishura, hapësirën e pakët të plazhit publik si dhe mungesën e ndriçimit natën, duke bërë që edhe interesi i pushuesve të jetë gjithmonë e më i pakët.

Ajo që e bën edhe më problematike situatën, edhe tani kur jemi zyrtarisht në sezonin turistik, përtej të tjerave, vihet re se në plazh mungojnë rojet bregdetare në hapësirat e shtetit.

Në lidhje me këtë, kamera e ‘Fax News’ është ndalur në këtë plazh, për të zhvilluar disa intervista me banorët, por edhe pueshuesit e pakët që zgjedhin këtë plazh për të pushuar në këto ditë të nxehta vere.

Ndër të tjera ata e vënë theksin kryesisht tek rruga e pashtruar, ndërsa bizneset shprehen se pas 1 viti pak nga pak po rimëkëmben, por vetëm fundjava sjell një numër më të lartë pushuesish.

Gjithashtu, po vendosen edhe shtylla të reja teë tensionit të lartë, për trë siguruar një mbulim të të gjithë zonës me energji elektrike.

/faxweb