Një grua rreth të 70-ve është shpëtuar falë ndërhyrjes në kohë nga ana e vrojtuesit të plazhit. Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë rreth orës 15:30 në plazhin e Shëngjinit.

Gruaja ndodhej në det në momentin kur ka pësuar gjendje të fikëti e luhatje të tensionit. Në orvatje për të dalë nga deti, gruaja ka pirë ujë duke rrezikuar të mbytet. Vrojtuesi i plazhit ka ndërhyrë në kohë duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Rasti e dy foto nga shpëtimi i gruas në moshë, u përcollën në rrjetin social nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e plazhit e shpëtimit në ujë”

Një rast ndërhyerje për shpëtimin e jetës në ujë ndodhur rreth orës 15:30 në plazhin e Shëngjinit . Një e moshuar rreth moshës 70 vjeç, gjatë qëndrimit në ujë, pësoi një gjendje të fikti dhe luhatje tensioni,e cila gjatë perpjekjes për të lëvizur ka pirë ujë. Vrojtuesi @vatarigers evidentoi rastin , ndërhyri dhe e transportoi në tokë për t’i dhënë ndihmën e parë mjeksore, duke i nxjerr ujin dhe duke ja mbajtur parametrat jetësore nën kontroll , derisa arriti ambulanca.

Bravo Rigers !

Vrojtuesi i Plazhit shpëton jetë !

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re