Skip to content

Plehrat në Durrës, reagon Rama: Mjaft me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë…

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e mbetjeve në qytetin e Durrësit, që vijon të jetë shqetësuese tashmë prej disa ditësh. Rama akuzon mediat se po i informojnë keq durrsakët, ndërsa edhe pse kanë kaluar pothuajse dy javë nuk ka arritur që të gjejë një zgjidhje për ta, si kryeministër që është.

Rama: Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!

Situata me plehrat në qytetin e Durrësit, është shqetësuese tashmë prej dy javësh, ku për shkak të mbylljes së vendgrumbullimit të Porto Romanos, mbetjet urbane nuk janë hequr nga koshat e qytetit.

Si zgjidhje provizore u gjet hedhja e tyre në zonën e Manzës dhe më pas në atë të Gjirit të Lalzit, ku janë pritur me protesta nga ana e banorëve. Një prej zgjidhjeve që është menduar, është ajo për sjelljen e plehrave në zonën e landfillit të Sharrës në Tiranë.

Bashkia e Durrësit pretendon se nuk ka fonde për ti sjellë plehrat drejt Tiranës, dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb