5 vite kanë kaluar nga protesta e banorëve të Verrisë kundër ndërtimit të inceneratorit të Fierit, ku tashmë kjo zonë është shpopulluar.

Fshatrat Kallm i Vogël, Kallm i Madh dhe Verria ndodhen rreth 700 metra larg inceneratorit ku sot banorët përballen me erën e keqe të groposjes së tyre pasi djegia nuk ka filluar ende.

Groposja bëhet brenda ambienteve të inceneratorit me një traktor me zinxhirë.

Siç duhet nga pamjet , makinat që transportojnë plehrat futen brenda dhe shkojnë në fund të territorit të inceneratorit dhe aty groposen.

Pra procesi është si një ladflill i hapur brenda ambienteve.

Ditët e fundit çështja e inceneratorit po diskutohet shumë për aferat e korrupsionit që është përdorur ndaj këtyre banorëve ku edhe sot një pjesë e tyre vijojnë të jenë me procedura ligjore.

Ndërkohë janë të paktë banorët që flasin për mediat për shkak të problemeve që kanë pasur me policinë gjatë kohës kur protestonin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re