Skip to content

Ploja e një adoleshenti në Rusi: u vetëshpall Zot para se të “grijë” bashkëmoshatarët (pamje)

Tetë studentë dhe një mësues u vranë nga të shtënat në një shkollë në Kazan, Rusi, pas së cilës u arrestua njëri nga dy sulmuesit, një adoleshent 19-vjeçar.

#URGENTE #KAZAN #RUSIA
>Adolescente de 17 años mató a tiros a un maestro y a 11 chicos en escuela
“Los maestros de primaria fueron baleados frente a los alumnos de primer grado”
>16 heridos,12 chicos y 4 adultos
>2 chicos se estrellaron al saltar desde el 3º piso@motoreco_ok pic.twitter.com/yg6yTIWnvi

— La Nave Comunica 2 (@LaNaveComunica2) May 11, 2021

Mediat raportojnë se një sulmues tjetër, i cili ishte barrikaduar në shkollë për disa kohë, u vra.

Kazan︱ Une fusillade qui a eu lieu dans une école de #Kazan (Russie), a fait 9 morts (8 enfants et 1 enseignant). #AFP #Russia pic.twitter.com/P3ucCs0bBq

— N24 (@N24France) May 11, 2021

Portali rus IZ.RU publikoi një foto të adoleshentit të arrestuar, i cili, siç pretendojnë, e ndiqte atë shkollë. Mediat deklarojnë se i dyshuari nuk kishte asnjë lidhje me mësuesit dhe nxënësit.

Rehn TV deklaron se emri i adoleshentit është Ilnaz Galiaviev.

⚡️Kazan School Shooting

A teacher and seven children have reportedly been shot at a school in the Russian city of Kazan. It’s believed there are multiple suspects.

One has been named as Galyaviev Ilnaz Renatovich, 19 years old. pic.twitter.com/mdlAnwN2K1

— ivan (@ivan8848) May 11, 2021

Një video e arrestimit të adoleshentit të dyshuar gjithashtu u shfaq në rrjetet sociale, ku shihej policia duke e mbajtur atë të lidhur me zinxhirë për tokë me pranga në duar.

Кадры эвакуации детей из школы в Казани, где произошла стрельба. pic.twitter.com/CE3DaTcTeJ

— Днепропетровск (@dneprotwit) May 11, 2021

Më vonë doli që adoleshenti vetëshpallej si Zot para se të ndërmerrte krimin makabër.

“Sot unë do të vras ​​një sasi të madhe të mbeturinave biologjike dhe do të vras ​​veten,” shkroi 17-vjeçari Ilnaz Galjaviev në profilin e tij në Tëitter dhe më pas nisi aktin e tij monstruoz, duke vrarë nxënës në shkollën e tij me numër 175 në rrugën “Judata Fayzi” në Kazan, kryeqyteti i provincës autonome të Rusisë, Tatarstan.

Еще видео эвакуации детей из казанской школы с верхних этажей pic.twitter.com/oXxOe20FH9

— НТВ (@ntvru) May 11, 2021

Sulmuesi i çmendur e shpalli veten Zot i cili erdhi “në botë në formën e një njeriu” dhe gjithashtu postoi një fotografi para festës së tij të përgjakshme me një maskë të zezë në të cilën është shkruar “Zoti” me shkronja të kuqe.

Arrestimi i tij u konfirmua nga zëdhënësja e policisë së Kazanit Irina Volk.

 

Babai i sulmuesit Rinat u arrestua gjithashtu. Mediat deklarojnë se ai tha se djali i tij nuk është një fanatik fetar, se ai ishte një djalë i qetë dhe i tërhequr dhe se ai nuk e kupton se si mund të kishte ndodhur e gjithë kjo, shkruan TASS.

Children seen jumping from building amid school shooting in Kazan, Russia; at least 9 killed pic.twitter.com/c8vlJcq4zV

— BNO News (@BNONews) May 11, 2021