Prishtina zyrtare ka bërë me dije se tre nga policët që u përballën mbrëmë me terrorin në Vjenë, janë shqiptarë. Kjo, sipas ministrës së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje.

Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, shkruan Haradinaj-Stublla.

Por ndërkohë, është konfirmuar se dhe koka e terrorit ishte një shqiptar. Fjala është për Kujtim Fejzullahun nga Tetova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re