Media austriake publikoi sot një kopje të një dokumenti që provon se autoritetet sllovake i kishin paralajmëroi homologët e tyre austriakë se një shtetas nga Austria, banues në Vjenë, me emrin Kujtim Fejzullai, po përpiqej të blinte municion për një pushkë automatike në një dyqan në Bratislavë këtë verë.

Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer pranoi se informacioni ishte i saktë që shërbimi inteligjent sllovak informoi Shërbimin Austriak për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Luftën kundër Terrorizmit (BVT) këtë verë në lidhje me një përpjekjen e njeriut që përgjaku zemrën e Vjenës të hënën në mbrëme, për të blerë municione.

“Padyshim, kishte probleme komunikimi në hapat e ardhshëm,” tha ministri Nehammer gjatë konferencës së djeshme për shtyp.

Eshtë mjaft e qartë që autoritetet austriake ishin të mirëinformuar se Kujtim Fejzullai po përgatiste një sulm. Sepse është fjala për një njeri, i cili tenton të blejë municion duke qenë dhe në aparencë i para ose keqgjykuar, par shkak të pamjes me mjekër.

Ata ndoshta dinin gjithçka, përfshirë kur dhe si do ta kryente sulmin.

Ky informacion ngre një numër pyetjesh dhe dyshimesh në lidhje me përgjegjësinë dhe synimet e autoriteteve austriake.

Ndërkohë, sulmi erdhi nën një atmosferë tensioni me sfond fetar, pasi Franca provokoi sërish me karikaturat famëkeqe të Charlie Hebdo, të cilat u pasuan me disa akte ekzekutimesh të natyrës terroriste.

Kujtojmë se siç Franca, edhe Austria udhëhiqet nga një qeveri me frymë islamofobe, pasi i përket ekstremit të djathtë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re