Nga jetesa me prindërit e tij në një apartament me qira të subvencionuar nga taksapaguesit austriakë, Kujtim Fejzullai, një 20-vjeçar që kreu me gjakftohtësi sulme brutale në Vjenë dhe vrau njerëz të pafajshëm para se të neutralizohej nga policia, pranoi një privilegj të bukur të ofruar nga kryeqyteti .

E përditshmja austriake Heute zbuloi se Fejzullai u zhvendos nga banesa e prindërve të tij në Liesing, në banesën e tij më 1 maj, 2020. Ai jetonte në një apartament prej 42 metrash katrorë. Nga fqinjët ose menaxherët, nuk kishte asnjëherë ankesa ndaj tij.

Vetëm gjurmët e shkatërrimit në shkallët e ndërtesës së vjetër të rinovuar, si dhe dyert e aluminit zëvendësuese, dëshmojnë për një veprim jashtëzakonisht dramatik të policisë kur forcat speciale austriake shpërthyen derën e përparme dhe kontrolluan apartamentin.

“Rreth 1.20 të mëngjesit, ne u zgjuam nga një ndërhyrje e dhunshme. Të gjitha dritat në ndërtesën tonë u ndezën në të njëjtën kohë,” thotë një fqinj i tronditur.

Askush këtu nuk dëshiron të besojë se një fanatik i IS ka jetuar mes tyre. Por cila është historia e Kujtim Fejzullai, shkruan Heute.

Lindur në Austri, ai u rrit në Mödling dhe ishte i talentuar si një futbollist i ri. Ai vijoi shkollën e mesme teknike Ottakring, të cilën më vonë e la.

Në vend të shkollimit, ai zgjodhi predikuesit radikalë. Në shtator 2018, Kujtimi fluturoi nga aeroporti i Vjenës drejt Stambollit dhe më tej në Hatay. Por djali i një kopshtari dhe një amvise nuk arriti në Siri. Adoleshenti u arrestuadhe u kthye në Austri.

Nëna denoncoi me dëshpërim djalin e saj. Avokati Nikolaus Rast kujton detajet:

“Unë kurrë nuk do të përfaqësoja një fanatik fetar. Unë e pranova atë vetëm sepse nëna e tij, një grua plotësisht perëndimore, u ul duke qarë me mua dhe më pyeti: ku gabova?’”, thotë Rast.

Kjo është pyetja që po bën e gjithë Austria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re