Zbarkimi i gushtit, 20 mijë vetë në një anije. Një tjetër valë emigrantësh në një anije që vinte nga Shqipëria.

28 vite më parë, në brigjet e barit do të zbarkonte anija Vlora, në
bordin e të cilës 20 mijë shqiptarë në kërkim të një jete që deri
atëherë vetëm e kishin ëndërruar.

Anija ishte nisur nga Durrësi me 20 mijë klandestinë në bord dhe ky,
ishte zbarkimi i dytë i madh në Puglia, pas atij të marsit. Shqiptarët u
transferuan nga porti në stadiumin Vittoria. Ajo ditë, la të gdhendura
në memorien kolektive imazhet e anijes Vlora, të mbushur me mijëra e
mijëra persona.

Anija me refugjatë, ishte refuzuar më herët në Brindisi dhe kishte
ndryshuar kurs për tu tërhequr më pas nga rimorkiatorët dhe për tu
ndalur në portin e Puglias.

Tani, në përvjetorin e 28 të zbarkimit të anijes Vlora, do të
lëshohet në eter një valë e madhe radiotelegrafike, që mban një mesazh
në kodin mors.

Fraza është ajo e shqiptuar nga kryebashkiaku i atëhershëm, Enrico Dalfino.

“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund ti kthejmë pas, ne jemi shpresa e vetme e tyre”.

Në bregun përtej Adriatikut, kjo ditë do të shënohet madje edhe me
një seri aktivitetesh, dedikuar humanizmit të treguar nga banorët e
barit me rastin e zbarkimit të anijes Vlora./tch

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re