Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur qëndrimin e tij ndaj studentëve se e vetmja mënyrë për të plotësuar kërkesat është dialogu.

 

Duke u ndalur tek deklarata e një studenteje të bërë për mediat, Rama në një postim në “Twitter”, ka pohuar se logjika e studentëve nuk ecën në asnjë familje shqiptare pasi kërkesat nuk mund të plotësohen pa dialog.

 

“Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre!Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG🤗

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re