Skip to content

Plotësimi i vendeve vakante për në Gjykatën e Lartë, KLGJ kualifikon 4 kandidatët e parë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës për përzgjedhjen e kandidatëve për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, ku janë përzgjedhur katër emrat e parë.

Më konkretisht, KLGJ pasi u njoh me rezultatet e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për kandidatin z. E.Q., Këshilli vendosi skualifikimin e tij. Gjithashtu, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi skualifikimin e kandidatit tjetër F.D.

Kandidatët e skualifikuar ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sakaq, Këshilli i Lartë Gjyqësor pasi verifikoi kushtet dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi të kualifikoi kandidatin z. Hazbi Balliu.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorët për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi dhe kualifikimin e kandidatëve z. Ervin Pupe, z. Ilir Panda dhe z. Sokol Sadushi.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta.