Është shpallur fituesi për një nga vendet vakante të Gjykatës së Apelit në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Mësohet se Emona Muçi do të zëvendësojë në këtë post Brikena Ukperaj.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve ka votuar për Gentiana Muçajn si anëtaren më të re të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Muçaj vjen nga Shkalla e Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ditën e sotme(9 Tetor), mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të zgjedhë tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për shkak të mbarimit të afatit të anëtarëve aktualë.

Përfaqësuesit e rinj do të zëvendësojnë Brikena Ukperajn nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj e Marçela Shehu nga Shkalla e Parë, të cilëve u përfundon mandati.

Kandidatët që do të votohen nga kolegët janë Emona Muçi e Irida Kacerja nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Alma Kodraliu, Gentiana Muçaj e Markelian Koça nga gjykatat e Shkalles së Parë.

KLGJ ka në total 240 gjyqtarë, teksa kanë nënshkruar sot praninë në mbledhje 236 gjyqtarë, të cilët morën pjesë në votim

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re