Banoret e lagjes Skënder Libohova ne Lushnjë përjetuan momente frike, ne orët e mëngjesit pasi persona ende të pa identifikuar qëlluan me breshëri automatik në drejtim të një banese. Objektiv i sulmit me arme ishte banesa e familjes së Arjan Aliços.
 
Pavarësisht se autoret zbrazen 50 plumba, për fat të mire nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ne banesën qe ishte shënjestër e atentatit ishin  familjaret e Arjan Alicos, pasi ky i fundit ndodhet ne burgun e Rrogozhinës, ku vuan dënimin për plagosjen ne 2016 ne një pike lotosh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re