Skip to content

Plumba drejt makinës së punonjësve të Bashkisë Lezhë

Një automjet në lëvizje në aksin Lezhë-Tiranë është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure.

 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 9:50 në dalje të qytetit të Lezhës pranë fshatit Tresh, ndërsa mësohet se nuk ka pasur të lënduar.

 

Në automjet ndodheshin dy ppersona njeri prej te cileve punonjes i bashkisë Lezhë, konkretisht shtetasi Mirel Ndoka, punonjës I Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor ndersa personi tjeter eshte Edmond Mhilli.

 

Agresorët kanë qenë në një tjetër mjet në lëvizje dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.