Efektivi i policisë, Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç, dhe kunati i tij, Gjin Nika, rreth 30 vjeç, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Grudë e Re.

Lexo edhe :Related Posts

Policia  gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, ka konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Gjithashtu nga flakët është përfshirë edhe makina e dy personave të plagosur.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata ka siguruar pamjet nga djegia e makinës të të plagosurve.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re