Skip to content

Plumba mbi ambasadën saudite në Hagë

Një person i panjohur qëlloi drejt godinës së ambasadës së Arabisë Saudite në Hagë këtë mëngjes. E gjithë çështja po hetohet nga policia hollandeze, e cila tha se për fat të mirë askush nuk u lëndua.

Media lokale raporton se të paktën njëzet vrima plumbash mbeten në ambasadë, raporton Reuters.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë vrima plumbash në dritaret e ambasadës. Ende nuk dihet se sa dëm ka ndërtesa.

Një zëdhënëse e policisë bëri thirrje për bashkëpunim me dëshmitarët ose cilindo që ka informacion që mund të ndihmojë hetuesit.

Më herrët, më saktë tre ditë më parë, një xhami e quajtur Osmanli në qytetin Zaandam, pra po në Hollandë, u sulmua duke iu thyen xhamat me nga goditja me tulla.

Nuk është e qartë nëse dy rastet kanë lidhje atmosfere me njëra-tjetrën.

Ndërsa për sulmin mbi xhaminë është e qartë se ka të bëjë me islamofobi, në rastin e ambasadës saudite është e paqartë nëse ka ndonjë sfond urrejtjeje fetare.