Skip to content

Plumba mes vëllezërve në Radhimë/ Njëri sapo ishte kthyer nga Anglia

auto policia1586341236

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Radhimë ku krisi arma mes dy vëllezërve.

 

Mësohet se Eduard Kondi ka qëlluar Beniamin Kondin i cili kishte ardhur mbrëmë nga Anglia. Beniamini ka ardhur në plazhin i cili administrohej nga vëllai i vogël, Eduardi. Ky i fundit që nga parkimi ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të tij, 5-6 herë.

 

Eduard Kondi është arrestuar në një banesë në Lungomare, po shoqerohet në komisariat.