Vihet në pranga 49-vjeçari qe ndihmoi autorin e plagosjes së ndodhur ditën e premte ne Fier , të largohej nga vendi i ngjarjes.

 

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 janari”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi D. M., 50 vjeç, efektivet e Fierit arrestuan në flagrancë shtetasin Bejo Hoxhaj, 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

 

Ai ka qënë I fshehur gjatë këtyre orëve në një zonë të thellë të Mallakastrës.

 

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin Altin Nika. alias Marko Veizaj, 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese.

 

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit.

Dyshohet se mes autorit që përdorte dy identitete Altin Nika. alias Marko Veizaj si dhe të plagosurit kishte pazare të pambyllura jashtë vendit për aktivitete ilegale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re