Kosova është tronditut nga vrasja e një të riu 23 vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të Klinës.

Jetëhumburi është Fazli Hoxha. Raportohet paraprakisht se shkak ka qenë një sherr i ndodhur në Itali. Thuhet se 23-vjeçari kishte rrahur në Itali vëllanë e autorëve, duke bërë që këta të fundit të marrin hak, jo me rrahje por me plumba.

Më tragjike ngjarjen e bën fakti se kjo ka ndodhur pas darkës së iftarit së familjes së të ndjerit.

Raportohet se vrasësit, vëllezër të atij që ishte rrahur nga viktima,  i dolën në pritë familjes Hoxha pas iftarit në një parking restoranti dhe e qëlluan me armë pikërisht Fazliun, shënjestrën kryesore, por duke lënë të plagosur dhe dy vëllezërit e këtij të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re