Dy persona mbetën të plagosur në fshatin Grudë e Re në Shkodër mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali.

Sipas policisë, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gjergj Ndershtiqaj, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gjin Nika, 30 vjeç. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Lexo edhe :Related Posts

Në drejtim të vendit të ngjarjes u nisën shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore shkuan disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re