Një 28-vjeçar shqiptar me inicialet O.K. u plagos rëndë në shtyllën kurrizore nga plumbi i një bashkatdhetari mbrëmjen e 18 prillit në zonën industriale Follani në Lanciano, duke pësuar dëmtime të mëdha në trup dhe duke luftuar me jetën në spital, ndërsa mjekët po përpiqen në një qendër rehabilitimi që të bëjnë të mundur rifitimin e funksioneve elementare jetësore të të riut shqiptar.

Ndërkohë, katër të arrestuarit vazhdojnë të mbeten në burg pavarësisht këmbënguljes së avokatëve të tyre që kërkojnë arrestin në shtëpi në vend të atij në qeli. Katër shqiptarët u arrestuan nga karabinierët e kompanisë së Lancianos pak pas të shtënave teksa përpiqeshin të fshihnin gjurmët e vrasjes së mbetur në tentativë, të dëmtimit të rëndë të personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Para hetuesve ata kanë dhënë versione kontradiktore të ngjarjes, duke mos ofruar ndonjë element të vlefshëm për zbardhjen e incidentit. Veç kësaj, pretendojnë që nuk kanë pasur armë dhe nuk kanë shtirë. Por karabinierët kanë paraqitur në prokurori në video rreth 30 minuta të marrë nga disa kamera siguri të zonës industriale, që kanë filmuar skenën e krimit dhe tregojnë ekzistencën e armës me të cilën 39-vjeçari A. P. i shtiu pas shpine bashkatdhetarit të tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re