Skip to content

Plumbi rikoshetë plagos 31 vjecarin në Sarandë

Policia e qarkut Vlorë bëri të ditur se një 31 vjeçar është plagosur në shpatull si pasojë e një plumbi rikoshetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  03:10 të ditës së kësaj të diele në lagjen nr 1 të Sarandës, jashtë ambienteve të një lokali.

 

Policia tha se shtetasi A.Rako, 31 vjeç, banues në Konispol, është jashtë rrezikut për jetën ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMË i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.