Artistja dhe politikania Eliza Hoxha ishte e ftuar në një lidhje direkte në “Vizioni i Pasdites”, për të folur se çfarë po ndodh në Kosovë në lidhje me covid-19. Deputetja e PDK-së e komentoi situatën si kaotike, mes politikës dhe qëndrimit të qytetarëve ndaj virusit.

“Po abuzohet. Të gjithë njerëzit janë jashtë.Nuk i respektojnë sa duhet masat, qoftë dhe distancën sociale që duhet të mbajmë. Të jemi të gjithë të arsyeshëm për pasojat që po i shohim gjithandej. Mund të mos jemi si në Itali, apo Spanjë dhe Amerikë, por jemi vende të vogla. Ta shohësh në përpjestim me numrin e shtetasve në vendet tona, numri i të infektuarve nuk del aq i vogël.”

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi, mbi mënyrën se si ajo po e përballon karantinën, Hoxha tha se për të ka qenë një situatë sureale.

“Ne i takojmë gjeneratës së luftës, por ka lufta e lufta. Ndonjëherë me armiq të dukshem, e disa të padukshëm. Më ka bërë të mendoj për konceptin e lirisë. Nuk e kemi vlersuar lirinë personale e fizike,mundësinë për të takuar njerëzit që duam sa herë kemi dëshirë. Reflektim mbi lirinë dhe vlerat njerëzore”, përfundoi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re