Ditën e sotme është zhvilluar seanca e dytë e Komisionit të Posaçëm, i cili do të përzgjedhë drejtuesit e rinj të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ajo që ka rënë në sy nga intervistimi i kandidatëve është sinqeriteti i njërit prej tyre, Kamerion Salillarit. Ai kur u pyet se pse dëshiron të bëhet pjesë e KQZ-së, u shpreh se po aplikon për rrogën sepse do të ndihmojë familjen

Pjesë nga biseda/ Kamerion Salillari: Një nga gjërat që më ka shtyrë të aplikoj është rroga që do të marr sepse do të ndihmoj familjen. Është atraktive paketa ekonomike që ofrohet.

Damian Gjiknuri: Je i vetmi që e the këtë.

Kamerion Salillari: Jo më pëlqen vërtetë. Realisht.

Myslim Murrizi: Këta nuk e thonë se punojnë për devotshmërinë për vatanin, punohet me part-time. Ka një muaj punë njëherë në dy vjet bëjnë edhe punë të tjera. Të falenderoj shumë se je i drejtpërdrejtë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re