Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë.

Sipas tij, synimi është konsolidimi i krimit në qeveri, por shtoi se populli shqiptar do ta përmbytur atë në kohën më të shpejtë.

“Ju e shihni, ka një klimë të ndezur në publik, ka një zemërim të madh për shkelmimin e të drejtave të opozitës në parlament, ka një urrejtje të madhe ndaj krimit dhe revanshit të tij në qeveri, kështu që koha e një lëvizje me mosbindje civile në të gjithë aspektet po vjen dhe jam i sigurt në suksesin dhe fitoren e saj”, tha Berisha.

Sali Berisha: Diskutuam për të vazhduar protestën në parlament, si deputetë që përfaqësojnë një opozitë me të drejta të mohuar, dhe për të vazhduar përpjekjet për rivendosjen e këtyre të drejtave kushtetuese, pa të cilat pluralizëm politik në parlament nuk ka.

Natyrisht, Edi Rama për pushtetin e tij sakrifikon parlamentin, por qytetarët shqiptarë nuk do pajtohen kurrë me sakrifikimin e parlamentit për pushtetin e një njeri të inkriminuar në shkallën më të lartë, të një njeriu që po përpiqet të ndryshojë ligjet për t’i shpëtuar përgjegjësive për firmat që ka vendosur, të një njeriu që po mbyll me disa drejtorë, hetimin e inceneratorit të Tiranës, të cilët janë absolutisht të përgjegjshëm para ligjit, por nuk janë kurrë njerëzit më kryesorë, sepse më kryesorë në djegësin e Tiranës është Erion Veliaj dhe nuk ka diskutim, edi Rama që firmos për t’i dhënë 8 pikë bonus një kompanie, për të cilën ishte njoftuar që nuk ekziston dhe që do themelohej 9 muaj mbrapa, vetëm një ditë para se qeveria ta shpallte fitues për djegësin e Tiranës.

Ndërkohë po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë, të cilat synojnë asgjë tjetër, veçse konsolidimin e krimit në këtë qeveri.

Unë u thashë ju, futja e Taulant Ballës ishte dorëzimi përfundimisht e rendit te krimi. Por tani, po shqyrtohet futja edhe e të tjerëve, në mënyrë që krimi të saldohet dhe t’i mbetet popullit shqiptar për ta përmbytur atë në kohën më të shpejtë.

Ju e shihni, ka një klimë të ndezur në publik, ka një zemërim të madh për shkelmimin e të drejtave të opozitës në parlament, ka një urrejtje të madhe ndaj krimit dhe revanshit të tij në qeveri, kështu që koha e një lëvizje me mosbindje civile në të gjithë aspektet po vjen dhe jam i sigurt në suksesin dhe fitoren e saj.Berisha: Po bëhen gati riformatime në qeveri për të konsoliduar krimin, synohet mbyllja e hetimit për djegësin e Tiranës

Diskutuam për të vazhduar protestën në parlament, si deputetë që përfaqësojnë një opozitë me të drejta të mohuar, dhe për të vazhduar përpjekjet për rivendosjen e këtyre të drejtave kushtetuese, pa të cilat pluralizëm politik në parlament nuk ka.

Natyrisht, Edi Rama për pushtetin e tij sakrifikon parlamentin, por qytetarët shqiptarë nuk do pajtohen kurrë me sakrifikimin e parlamentit për pushtetin e një njeri të inkriminuar në shkallën më të lartë, të një njeriu që po përpiqet të ndryshojë ligjet për t’i shpëtuar përgjegjësive për firmat që ka vendosur, të një njeriu që po mbyll me disa drejtorë, hetimin e inceneratorit të Tiranës, të cilët janë absolutisht të përgjegjshëm para ligjit, por nuk janë kurrë njerëzit më kryesorë, sepse më kryesorë në djegësin e Tiranës është Erion Veliaj dhe nuk ka diskutim, edi Rama që firmos për t’i dhënë 8 pikë bonus një kompanie, për të cilën ishte njoftuar që nuk ekziston dhe që do themelohej 9 muaj mbrapa, vetëm një ditë para se qeveria ta shpallte fitues për djegësin e Tiranës.

Ndërkohë po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë, të cilat synojnë asgjë tjetër, veçse konsolidimin e krimit në këtë qeveri.

Unë u thashë ju, futja e Taulant Ballës ishte dorëzimi përfundimisht e rendit te krimi. Por tani, po shqyrtohet futja edhe e të tjerëve, në mënyrë që krimi të saldohet dhe t’i mbetet popullit shqiptar për ta përmbytur atë në kohën më të shpejtë.

Ju e shihni, ka një klimë të ndezur në publik, ka një zemërim të madh për shkelmimin e të drejtave të opozitës në parlament, ka një urrejtje të madhe ndaj krimit dhe revanshit të tij në qeveri, kështu që koha e një lëvizje me mosbindje civile në të gjithë aspektet po vjen dhe jam i sigurt në suksesin dhe fitoren e saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re