Koloreto Cukali, Kreu i Keshillit Shqiptar te medias, ka qenë i ftuar ditën e sotme në Fax News në një lidhje Skype për të folur për emërimet që do të bëhen nga kuvendi në Bordin e Mediave Audiovizive.

Sipas Cukalit, procedurat për emërimet nga kuvendi në Bordin e AMA-s po bëhen me shpejtësi të madhe sepse mazhoranca sipas tij synon t’i miratojë me kuvendin ekzistues dhe nuk dëshiron të presë formimin e qeverisë së re.

Më e mira sipas Cukalit do të ishte të pritej deri në shtator, në mënyrë që emërimet të mos bëheshin vetëm nga një parti, por të kishte një ngjyrim politik, duke shtuar se normalisht duhet që bordi të mos jetë fare i ndikuar politikisht.

Kreu i Këshillit Kombëtar të medias nuk la pa ngritur shqetësimin që nëse këto emërime do të bëhen, atëherë liria e medias do të ishte në rrezik, duke qenë se AMA do të kontrollohej lehtësisht nga partia në pushtet dhe në këtë mënyrë mund të përdoret për të vendosur gjoba të mëdha kundër mediave që janë kritike me të.

Gjithsesi, Cukali ka shumë besim te ndërkomëbtarët, për të cilët u shpreh se janë shumë të ndjeshëm kur vjen puna te vënia në rrezik e lirisë së medias. Ai shpreson se presioni i ndërkombëtareve do të bëje që këto emërime të kryhen në shtator.

Intervista:

Problematikat? Problemi është që Bordi i AMA-s që është parashikuar të jetë i pavarur dhe këto emërime që po bëhen e vendosin gjithë bordin në një shumicë absolute të shumicës në pushtet. Janë emërime që po bëhen me urgjencë shumë të madhe për t’u realizuar me këtë parlament ekzistues. Është absurde kur kemi një parlament të ri që fillon punë në shtator. Nuk ka asnjë arsye që të bëhen me ngutje. Shumë mirë mund të pritet parlamenti i ri i shtatorit që të krijojë një balancë në bord. Borde si ky të ishin jo përfaqësues të balancave politike, por njerëz me integritet dhe profesionistë që të mos varen nga politika, por të ishin të pavarur. Kjo nuk ndodh sepse politika shqiptare e ka të pamundur të durojë borde të pavarura. Të paktën të ketë një minimum balance poltike ku vendimet të mos merren nga një parti e vetme.

Problematike ligjore? Procedurat e hapjes së thirrjes dhe kërkesat për aplikim janë shkurtuar jashtë parametrave ligjore, me qëllim që të realizohen brenda mandatit të këtij parlamenti. Në dijeninë time nuk është lënë koha e duhur përcaktuar me ligj për plotësimin e vakancave.

Paketa anti-shpifje? Unë mendoj që po, paketa anti-shpifje është për momentin e fjetur por nuk është hequr dorë. Qeveria nuk e ka konfirmuar asnjë moment që është hequr dorë nga ai projekt dhe unë nuk habitem nëse aktivizohet. Nëse riaktivizohet, me AMA-n e kapur, ajo thjesht paralajmëron masakër të madhe mbi lirinë e medias. Bordi i AMA-s monitoron radhën e televizioneve. Mund të vërë gjoba shumë të rënda ndaj mediave të caktuara. Nëse është e kapur nga një parti politike është shumë kollaj t’i bësh presion tv që janë kritikë të qeverisë dhe këto janë gjoba shumë të rënda.

Nderkombetaret? Po kërkojmë minimumin e mundshëm të demokracisë. Nuk po kërkojmë lukse që të jenë të pavarura. Ne kërkojmë bazën fare që të ketë balancë. Unë besoj që është fati i madh që organizmat ndërkombëtare janë shumë të ndjeshme ndaj ccdo lëvizje që mund të vërë në rrezik lirinë e medias dhe kjo e vë në rrezik. Unë shpresoj që lëvizja e tyre të sjellë një presion që ky akt të mos ndodhë tani. Institucionet ndërkombëtare janë informuar tashmë. Shpresoj që presioni i tyre të jetë i mjaftueshëmn për ta ndaluar këtë.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re