Skip to content

“Po bëhet edhe hetim pasuror i Alda Kosit”- Vjedhja e parave në banesë nga pastruesja, Prokuroria: Nuk provohen me burime të ligjshme

Prokuroria e Tiranës, e cila ka dhënë pretencën për Alda Klosin duke kërkuar dënimin e saj me 2.6 vite burg, në konkluzionet e saj ka deklaruar se ndaj ish-zyrtares së shtetit po bëhet hetim pasuror.

Sipas Prokurorisë, shuma e parave prej gati 500 mijë euro që u grabit në banesën e saj nga pastruesja Alda Klosi, nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme.

Organi hetues ka deklaruar se ish-zyrtarja ka bashkëpunuar me Prokurorinë dhe është zbuluar një garazh e apartament në pronësi të ish-bashkëshortit të saj.

Dhe paralelisht me hetimin penal për paratë që iu grabitën në banesë, po hetohet edhe pasuria e Alda Klosit.

“Kemi kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin, rezulton se shume e parave e vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme. Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit. Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasurore i Alda Klosit”, tha Prokuroria.

“”