Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha për akuzat e tij nga “Foltorja” e Kurbinit.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se qëndrimet e Berishës pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë.

 

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re