Të premten, numri i personave që rezultojnë të jenë të infektuar me COVID-19 në Gjermani u rrit në 3,059. Prej këtyre, vetëm gjashtë kanë humbur jetën deri më tani. Pra, dy vetë për çdo 1000 raste. Po t’i krahasofsh shifrat me shtete të tjera të cilat janë goditur rëndë nga virusi si Kina, Italia, Irani, Koreja e Jugut, Spanja dhe Franca ndryshimi duket qartë. Gjermania duket ta ketë situatën në kontroll. Në Itali ndodhin 39 vdekje për 1,000 persona, në Itali 67 dhe në Spanjë 23.

Por si ka mundësi që në Gjermani po humbin jetën më pak vetë me Covid-19 se kudo në vendet e tjera?

Në një konferencë për shtyp të mërkurën e kaluar, Prof. Dr. Lothar H. Wieler, Presidenti i Institutit Robert Koch në Berlin shpjegoi si po ecte menaxhimi i epidemisë në vend.

Ai u shpreh:

“Që nga fillimi, ne kemi u kemi bërë thirrje shumë sistematikisht mjekëve tanë që të testojnë njerëzit”.

Wieler shtoi se sistemi gjerman mund të sigurojë “testimin në një shkallë të lartë, në mënyrë që të mund të shohim me lehtësi fillimet e epidemisë”.

Profesori gjithashtu shpjegoi se ky është vetëm fillimi për Gjermaninë:

“Nëse e imagjinoni një epidemi si një kurbë […], atëherë thjesht ka vende që janë thjesht më tej” në përparimin e kësaj epidemie.

Lothar H. Wieler  vuri në dukje gjithashtu se Gjermania po shkëmben informacione me vendet e tjera për të mësuar më shumë në lidhje me zhvillimin e sëmundjes dhe po bashkëpunon në koncepte për të përmirësuar pandeminë.

“Për sa kohë që kjo epidemi vazhdon të prekë vendin tonë, do të duhen muaj, sigurisht, ndoshta vite.

Ai u përqëndrua në nevojën për të mbrojtur grupin e njerëzve me rrezik të lartë duke mos i ekspozuar ata në radhë të parë. Nga ana tjetër, një virolog italian tha se numri i ulët i vdekjeve gjermane “është një pyetje që askush nuk mund t’i përgjigjet deri më tani”. /abcnews.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re