Me forca të shumta policia ka nisur aksioni i IMT për të shembur banesat në zonën e “5 majit”.

Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax Neës”, banori i zonës Gjin Nikolli ka vendosur që të hipë sipër taracës së shtëpisë së tij për ta mbrojtur. Nikolli thotë se forca të shumta të policisë po bëjnë masakër duke mbrojtur pushtetin.

“Jam Gjin Nikolli. Unë kam hipur sipër banesës sepse i kam bërë thirrje policisë që të më mbrojë pronën tonë për sot nga shembja e paligjshme. Policia as më ka njoftuar fare atëherë unë kam vendosur të mbroj pronën time. Mua nuk më ka ardhur vendim por njoftim për të liruar banesën, për sa kohë nuk ka një vendim për një pronë siç është e imja atëherë unë kam vendosur për të qëndruar sipër tarracës së shtëpisë. Policia do të ndërhyjë me forcë sepse shihet numri i madh i efektivëve që kanë rrethuar zonën sikur kemi bërë ndonjë krim, thuaj sikur jemi në planet tjetër. Policia në vend që të na mbrojë por shkon nën urdhrat e pushtetit dhe kjo është katastrofë. Këtu po bëhet një masakër, këto pamje ne i kemi parë në Afganistan. Shteti është për ta sistemuar dhe jo për të na nxjerrë në rrugë të madhe. Skisha asnjë vendim tjetër veçse të rri në shpinë time”, thotë banori.

Prej disa kohësh banorët e “5 majit” por jo vetëm janë ngritur në protesta që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Ata kërkojnë marrëveshje me qeverinë për banesat e reja dhe dëmshpërblimin në proporcion të drejtë me pronat që kishin.

Gjatë ditës së sotme, IMT ka planifikuar që të shembë 12 banesa në zonën e “5 majit”:
Arben Deda (shtëpi+ tokë të legalizuar)
Geg Nikolli (shtëpi + toke të legalizuar)
Simon Nikolli (shtëpi+ tokë të legalizuar)
Eduart Nikolli (shtëpi + tokë të legalizuar)
Fehmi Suti vetëm (shtëpi e legalizuar)
Preng Kodra vetëm (shtëpi e legalizuar)
Gjin Nikolli (shtëpinë e legalizuar, tokën jo)
Vlash Marku (në proces legalizimi)
Bekim Cerri (në proces legalizimi)
Laureta Nikolli (ndërtim pa leje)
Genc Gjini (në proces legalizimi)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re