Është mbajtur në ambientet e spitalit të Vlorës seanca e dhënies së masës së sigurisë për shoferen e aksidentit të datës 26 janar ku një 23-vjecare e identifikuar si Anxhela Çapo humbi jetën.
Gjykata vendosi sot masën “arrest shtëpie” për shtetasen Silvana Muho, e cila ka qenë në drejtimin e mjetit që dyshohet se po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Vetë Muho ka marrë lëndime në aksident, por është jashtë rrezikut për jetën.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, pak para se të ndodhte aksidenti shihet se të rejat ishin duke e drejtuar mjetin me 150km/h, ndërkohë që ishin duke luajtur me timonin.
Në aksin në fjalë shpejtësia maksimale e lejuar është 90k/h, por kjo duket se nuk i ka penguar vajzat që të argëtohen e vetëm pak minuta më pas të mdodhte edhe tragjedia.
Mjeti me të cilin të rejat po udhëtonin tre ditë më parë është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal. 22-vjeçarja Muho është përballur me akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Shkak i aksidentit të rëndë dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilin po ecte mjeti ku ndodheshin dy të rejat, ndërkohë që trupi i viktimës kishte dalë shumë metra më tej nga vendi ku u gjet makina.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb