Një darkë familjare në ditën e falenderimeve është kthyer në një tragjedi. Disa të mitur po xhironin një video për ta postuar në rrjetet sociale (tik tok), në darkën e Falenderimeve në Brooklyn Park, në periferi të Minneapolis, Minesota.

Një lojë që u shndërrua në tragjedi kur grupi i fëmijëve gjeti një pushkë në garazhin e shtëpisë së tyre: e morën atë dhe më pas një 13-vjeçar qëlloi me një plumb duke vrarë një djalë 5-vjeçar. Adoleshenti tani është në burg dhe përballet me akuzat për vrasje.

Grupi i fëmijëve dhe adoleshentëve, pesë ose gjashtë gjithsej, pas drekës me të afërmit dhe miqtë po luanin në garazhin e shtëpisë, duke bërë foto dhe video për t’i postuar në rrjetet sociale. Duke përdorur si “trofe” edhe një armë gjahu të lënë pa mbikëqyrje në kasolle me një plumb në tytë. Nuk dihet ende se si u vra 5-vjeçari, i cili ndërroi jetë mes tronditjes së të pranishmëve.

Policia e mbërritur në vendngjarje arrestoi 13-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet i mbyllur në një burg për të mitur në pritje të zhvillimit të hetimeve: rreziku është që ai të akuzohet për vrasje, edhe pse ajo mund të ketë qenë aksidentale.

Drama e Minneapolis, ka rindezur debatin për rrezikun e armëve në Amerikë, vendi që ka numrin më të madh të armëve të zjarrit në qarkullim në botë, mbi 395 milionë, pra 46% e atyre që mbahen nga civilët në Amerikë.

Në praktikë, sipas të dhënave më të fundit zyrtare, ka më shumë armë se amerikanët (120 për çdo 100 qytetarë), ku 44% e të rriturve jetojnë në një familje që zotërojnë armë ose pushkë legalisht ose ilegalisht.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re