Një biznesmen brazilian e ka lënë gabimisht hapur kamerën e kompjuterit ndërsa ishte pjesë e një video-konference të bërë me Zoom dhe u tregoi kolegëve të tij më shumë nga ç’prisnin.

Konferenca ishte duke u mbajtur me presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro ndërsa burri në fjalë ishte duke bërë dush. Mbledhja virutuale ishte organizuar nga Paulo Skaf, presidenti i Federatës së Industritë të Shtetit të Sao Paulo-s.

Një screenshot e bërë gjatë video-konferencës tregon burrin gjithë shkumbë, i cili thuhet të jetë një nga këshilluesit e federatës, bashkë me fytyrat e habitura të 24 pjesëtarëve të tjerë në bisedë.

Fjala e organizuesit të video-konferencës u ndërpre nga Presidenti i cili e vuri re burrin e zhveshur dhe reagoi.

Bolsonaro raportohet të ketë thënë: “Paulo, është një koleg aty në katrorin e fundit. Ai u largua, është mirë?”

Paulo u përgjigj: “Eshtë një burra që po bën dush aty, lakuriq.”

Bolsonaro thuhet të jetë përgjigjur: “Për fat të keq e pamë. Ishte një pamje tronditëse, por e pamë, fatkeqësisht.”

Identiteti i burrit në dush është bërë i ditur.

Bolsonaro është vënë në qendër të kritikave për mënyrën sesi e ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit deri më tani pasi Brazili është vendi më i prekur nga koronavirusi në Amerikën Latine. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re