Një i moshuar ka humbur jetën në Vlorë, ndërsa kishte shkuar të bënte plazh me bashkëshorten në zonën e Plazhit të Ri pranë Lungomares.
72-vjeçari F.H. u ndje keq në det dhe është nxjerrë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai u dërgua menjëherë drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës.
Ende të paqarta shkaqet e vdekjes së të moshuarit. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
/shqip
