Teksa maturantët po i nënshtrohen provimit të gjuhësh shqipe në rang vendi, ambulanca ka mbërritur në gjimnazin ‘Sami Frashëri’ pasi një nxënës nuk është ndier mirë.

Burime për Panorama bëjnë me dije se maturanti nuk është ndier mirë pasi ka pësuar gjendje ankthi. Ai është marrë me ambulancë nga gjimnazi.

Kujtojmë se këtë të mërkurë rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin që po i nënshtrohen testit të dytë të maturës, ku procesi ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të mbarojë në orën 12:30.

Ndërsa më 13 qershor do të testohen në provimin e matematikës dhe lënda me zgjedhje është provimi i fundit, që do zhvillohet më datë 19 qershor.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re