Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës për të cilin thotë se po blen “view” (dmth, audiencë “fake” në Facebook). Sipas Berishës janë shpenzuar miliona për propagandë në “Facebook-un” e Bashës.

Në një vështrim drejt profilit zyrtar të Lulzim Bashës ku po transmetohet Kuvendi i thirrur prej tij bie në sy numri i shikueshmërisë i cili është konstant ç’ka shton akoma edhe më shumë dyshimet për tjetërsim të shifrave të shikueshmërisë.

Audienca ka qenë e njëjtë nga fillimi deri në momentet kur mori fjalën Lulzim Basha. Në momentin kur ishte duke folur Rexhep Uka shikueshmëria ishte 20.3 mijë, ndërsa erdhe kur merr fjalën Basha shikueshmëria qëndron 20.3 mijë.

Gjithashtu bie në sy edhe një përdorues i huaj që bën një ankesë duke komentuar në Liven e Bashës, Liam James: “Pse profili im personal është hakuar, ju lutem më ndihmoni nuk dua të shikoj këtë live”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re