Lëvizja Socialiste për Integrim në Bulqizë, i është kundërpërgjigjur shtabit elektoral të Partisë Socialiste, ku këta të fundit hodhën akuza se ata që u kapën për blerje votash i përkasin LSI.

Sipas reagimit zyrtar të LSI në Bulqizë, ditën e djeshme u denoncuan me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë.

Më tej LSI shton se të vërtetën do ta nxjerrin organet hetimore.

Postimi i LSI:

Janë zënë aq ngushtë sa po shesin edhe njëri-tjetrin!

Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër u kapën në flagrancë, gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë.

Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit “Rilindja” në Dibër, #Dionisi & Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të sheshin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI.

Se për kë punojnë, se për kë blejnë vota, dhe se eksponentë të kujt janë këtë e vërtetojnë fotot e mëposhtme, por pa asnjë dyshim do e vërtetojnë edhe organet e hetimit.

Janë zënë aq ngushtë saqë po shesin edhe njëri-tjetrin!

Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi…

Posted by Lsi Bulqize on Friday, April 23, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re