Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ditën e sotme ka zhvilluar një tur në rrënojat e këtij parku kombëtar që pritet t’i jepet me koncension një fondacioni shqiptaro-amerikan.

Gazetari Aulon Kalaja bën me dije se janë konsultuar me 7 avokatë dhe çështja e Butrintit tashmë do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ky njeri që nuk e pranon Butrintin si shqiptar ka vënë në pikëpyetje sigurinë e vendit tonë. Saranda del nga skema dhe këtë park kombëtar e merr privati. Është e paprecedent pasi Akademia e Shkencave flet pas vendimit të Kuvendit. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në Shqipëri flasin deputetet para, marrin vendime dhe më pas flet Akademia e Shkencës të cilët nuk i pyet askush, i kam thënë kryetarit të Akademisë së Shkencave përse nuk jep dorëheqjen. Jemi konsultuar me një një studio ligjore prej 7 avokatësh, kemi nisur së pari sfidën publike dhe më pas do të bëjmë sfidën ligjore pasi çështja e Butrintit do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne do të bëjmë dëgjesa edhe me qytetarët e Sarandës. Dua tu njoftoj që ne po bëhemi gati që këtë ligj që kaloi në Kuvend me 75 vota pro do ta godasim në Gjykatën Kushtetuese”, tha Aulon Kalaja.

Sazan Guri: “Këta nuk pyesin për ligje mjedisi, por kanë grabitur pyje për të ndërtuar. Ne jemi këtu të ardhur nga Tirana pasi duam të denoncojmë këtë ligj famëkeq. Këta i japin fondacionit të taksojë atë që quhet Akropuli i Buitrintit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re