Pezullimi nga detyra i mjekut të njohur Edvin Prifti nën akuzën e korrupsionit pasiv mjeku, ka sjellë reagimin e ashpër të kolegut të tij Petrit Vargu. Përmes një postimi në facebook, Vargu shprehet me nota ironike se Prifti duhet të sillej si ministrat tanë të Shëndetësisë të cilëve nuk i hyn gjë në këmbë.

Madje Vargu sjell ndërmend dhe rastin e një mjeku tjetër i cili u arrestua në Durrës pasi pranoi 2500 lekë të vjetra djath kaçkavall, duke i cilësuar me sarkazëm si dëshmi të shtetit të së drejtës,

Postimi i plotë: Po c’ke bere o Edvin! Po cfare ke bere mor djale!

Pse nuk sillesh si ministrat tane te shendetesise, qe nuk i hyn gjemb ne kembe? Ti nuk e di qe ketu eshte shteti i te drejtes?

Ne Durres e arrestuan tjetrin per 2500 leke te vjetra djath kackavall? Deri kur keshtu valle?

Kujtojmë se korrupsioni pasiv i mjekut Edvin Prifti ka dalë në dritë gjatë hetimeve për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite nga burgu i Fushë Krujës, për të cilën u arrestuan 10 persona, mes tyre dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. (lexo këtu lajmin)

Teksa sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi ishte nën përgjim për lirimin e Saimir Petanit, ajo ka komunikuar me mjekun Prifti dhe i ka dhënë atij para për një operacion jashtë radhe që ai do ti kryente nënës së saj në QSUT.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re