Ekspertët amerikanë, po japin alarmin pas dhjetëra ankesave të prindërve se vajzat e tyre adoleshente, ishin viktima të fotove të rreme nudo në shkollat ​​publike në SHBA.

Tetorin e kaluar, disa vajza të klasës së dytë në shkollën e mesme Westfield, informuan administratën e shkollës se shokët e tyre të klasës kishin përdorur softuer të inteligjencës artificiale për të ekspozuar fotot e tyre të rreme nudo dhe i ngarkuan ato në internet.

Pesë muaj më vonë, disa familje pranuan se distriktet shkollore nuk kishin ndërmarrë hapa për të trajtuar epideminë e fotove të vajzave të dëmtuara nga AI.

Në një deklaratë, distrikti shkollor në New Jersey tha se nisi një hetim të plotë pasi mësoi për incidentet dhe se ishte konsultuar me policinë për të ofruar një ekip këshillimi për të ofruar mbështetje psikologjike për nxënësit dhe prindërit.

“Të gjitha distriktet shkollore po përballen me sfidat dhe ndikimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të tjera që janë të disponueshme për studentët në çdo kohë, kudo ,” tha Raymond Gonzalez, drejtor i njësive arsimore të Westfield.

Sipas një raporti të New York Times, djemtë në disa shtete kanë përdorur aplikacione seksualizimi në internet gjerësisht të disponueshme për të zhveshur rrobat e shoqeve të klasës, duke shtrembëruar fotot e tyre.

Në disa raste, djemtë i shpërndanin fotot e rreme nudo në orarit e drekës në shkollë, në autobusin e shkollës ose përmes bisedave në grup në platforma si Snapchat dhe Instagram, sipas raporteve të shkollës dhe policisë.

Foto të tilla të ndryshuara në mënyrë dixhitale – të njohura si ‘deepfakes’ ose ‘deepnudes’ – mund të kenë pasoja shkatërruese për vajzat.

Ekspertët për shfrytëzimin seksual të fëmijëve theksojnë se përdorimi i fotove jo konsensuale të krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale për të ngacmuar, poshtëruar dhe frikësuar të rejat mund të dëmtojë shëndetin e tyre mendor, reputacionin dhe sigurinë fizike, si dhe të rrezikojë perspektivat e tyre profesionale./GSH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re