Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne Lezhë, në zonën e Balladresë. Burime për Fax News bëjnë më dije se i plagosur ka mbetur Hilë Gjoni. Ndërkohë që mësohet po ashtu se është identifikuar edhe autori i cili është banorë në zonë.

I plagosuri Hilë Gjoni po dërgonte fëmijët në shkollë, ndërkohë që po sipas burimeve ai ka marrë dy plumba në bark. Aktualisht ndodhet në spitalin e Lezhës.

Teksa ka hipur në makinë, Gjini është qëlluar me dy plumba në bark nga një banor i zonës me iniciale Gj.Gj.

Sakaq policia po punon për kapjen e autorit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re