Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjepalaj të Shijakut.

23-vjeçari me iniciale K. K., duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë një këmbësore.

Si pasojë, 76 vjeçarja me iniciale M. K. ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, raportojnë uniformat blu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re