Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Leftër Alla është bërë “gaz i botës” ditën e sotme teksa ka reklamuar në facebook “inaugurimin” e rrugës më të re.

Por ajo që e bën më qesharake këtë inaugurim është fakti që kjo nuk është një rrugë normale por bëhet fjalë për vetëm dy shtresa betoni të hedhura sa për të kaluar gomat e makinës.

Si mos mjaftonte kjo, Alla e prezanton gjithë krenari, duke e inspektuar vetë dhe duke e ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, sikur të kishte ndërtuar një autostradë. Por të shumta ishin reagimet tallëse dhe ironike në rrjetet sociale, disa prej tyre i shkruajnë:

“Po dumdumi me 3 goma? Apo është teknologji e vjetër kjo?
“O Lefter paske bere korsi edhe per gomarin”
“Paske bere kanal me korsi bicikletash anash”
“bravo jeni per tu nxjere ne librin guiness”
“Tallje k… me at popull ju vraft zoti se populli ka vdek”

Ja postimi i kryetarit të Bashkisë, Leftër Alla:
Në lagjen Zoge në Dragu
Bashkëpunuam me banorët për rrugën malore, e cila prej kohësh përbënte një problem të madh për lëvizjen e kalimtarëve.
Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, #BashkiaBulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës.
#BashkiaBulqizë do të jetë e gatshme për çdo partneritet me banorët, pavarësisht natyrës së iniciativave të prezantuara.
Bashkë për Bulqizën tonë!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re