Eurokomisioneri Johanes Hahn ka reaguar menjëherë pas votimit pozitiv të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Në postimin e tij Hahn e ka cilësuar votimin, vendim thelbësor për stimulimin e Ballkanit Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE.

 

“Shumë mirëpritur votimi i sotëm në Gjermani në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mirënjohja e përparimit konkret është thelbësore për stimulimin e Ballkanit Perëndimor dhe besueshmërinë e BE”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re